Policia e Fierit ka proceduar penalisht dy persona, pasi ndezën zjarr për djegien e mbeturinave dhe nga përhapja e flakëve janë djegur disa pemë arre dhe ullinj në pronat e shtetasve të tjerë.
Policia nisi procedim ndaj personit me inicialet Q. M., banues në fshatin Hekal, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, në pronën e tij, dhe nga përhapja e flakëve janë djegur disa pemë arre në pronën e një shtetasi tjetër.
“Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. L., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr afër banesës së tij, për të djegur mbeturinat, dhe nga përhapja e flakëve janë djegur 120 pemë ulliri”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.