Fier/ Ndotet lumi Gjanica, ujërat shndërrohen në ngjyrë të zezë! Shkak hidrokarburet e derdhura, erë e keqe, ARM do nisë inspektimin (VIDEO)

3 Nëntor, 19:02| Përditesimi: 3 Nëntor, 19:07

  • Share

Fier- Prag-katastrofe natyrore edhe në Fier. Ndoten ujërat e lumit Gjanica.

Kundërmon nga era e rëndë e mbetjeve hidrokarbure, ndërsa ujërat e tij janë shndërruar në ngjyrë të zezë.

Çdo muaj nëntor kjo është panorama e lumit që përshkon qytetin, i cili ndotet jo vetëm nga llumi i mbetjeve hidrokarbure, por edhe i fabrikave të vajit. Kjo situatë nuk rrezikon vetëm faunën në ujëra, por edhe shëndetin e banorëve.

Sipas informacionit të marrë pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit, kjo situatë alarmante do të nxjerrë në terren grupet e punës për inspektim.

Do të identifikohet origjina e tyre, vendi nga janë hedhur dhe autorët e përfshirë, për të marrë edhe masat ndëshkuese, siç ka ndodhur edhe në precedentët e kaluar.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/11/2024 02:11

    Do te...do te...do...te!! E sata here eshte kjo qe ndodh me Gjanicen?!Sa hetime kane bere deri tani,sa persona,apo kompani qe kane bere shkelje jane kapur e penalizuar deri tani?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?