Foto ilustruese

Kronikë

Fier/ Në kërkim prej një viti për dhunë në familje dhe armë pa leje, kapet 50-vjeçari nga Patosi! (EMRI)

29 Janar, 14:37| Përditesimi: 29 Janar, 14:40

  • Share

Fier- Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim prej një viti, me vendim të Gjykatës së Fierit, është arrestuar sot (29 janar) nga policia vendore.

I prangosuri është Dashnor Bregu, banues në Dukas të Patosit, i cili akuzohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. B., 50 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 16 prill 2024, i ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg", për veprat penale "dhuna në familje" dhe "prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak", bëri me dije policia.

Gazetarja e Report TV, marsela Topi, informon se sipas dosjes hetimore, në muajin mars 2024, Bregu ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, në banesë, ku gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, që e mbante pa leje.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?