Fier- Një i moshuar është arrestuar nga Policia e Fierit pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në rrugë.
Kurse një 40-vjeçar u mor nën hetim pasi akuzohet se ka publikuar në rrjetet sociale fotografi të ish-bashkëjetueses së tij, me mbishkrime fyese.
Komisariati njoftoi sot (14 mars) se kapi në flagrancë Hekrot Pacon, 63 vjeç, banues në Fier, pasi “dyshohet se në rrugë, ka ngacmuar seksualisht një shtetase 14-vjeçe”.
Ndërsa specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 40 vjeç, që dyshohet se “ka publikuar në rrjete sociale, fotografi të ish-bashkëjetueses së tij, me mbishkrime fyese”.
Komente
