Foto ilustruese

Kronikë

Fier/ Një grua gjendet e plagosur rëndë anash rrugës, vdes më pas në spital! Dyshohet se u aksidentua nga një mjet, hetime për drejtuesin

25 Nëntor, 19:10| Përditesimi: 25 Nëntor, 19:17

  • Share

Fier- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, teksa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Burime policore thanë se rreth orës 17:20, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, shërbimet kanë konstatuar një shtetase të dëmtuar, që dyshohet si pasojë e një aksidenti rrugor, anës rrugës, e cila u transportua me ambulancë në spitalin rajonal të Fierit.

Fatkeqësisht, shtetasja ende e paidentifikuar si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital.

Policia vendore bëri me dije se grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen. Këto hetime do të çojnë edhe tek drejtuesi i makinës, teksa priten edhe rezultatet e ekspertimit mjeko-ligjor.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?