Fier/ Sherr mes adoleshentëve, vritet me thikë 20-vjeçari, nxënës te ‘Petro Sota’! Arrestohet autori! Konflikti nisi në rrjetet sociale

11 Mars, 11:47| Përditesimi: 12 Mars, 08:40

  • Share

FIER- Një konflikt i nisur në rrjetet sociale mes dy adoleshentëve degradoi në përdorimin e thikës. Grei Bihuci, 20-vjeç humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta. Ai u godit me thikë në qendër të Fierit nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia. 

20-vjeçari, Grei Bihuci ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Ndërsa pasditeve, punonte kamerier në një bar-pasticeri në Bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi.

Gjatë ditës së sotme ai ka qenë në shkollë dhe ka bërë vetëm dy orë, duke lënë orët e tjera të mësimit. Vetëm një orë më pas u shënua krimi tronditës që kthen edhe njëhere në vëmendje dhunën mes adoleshentëve.

Autori i dyshuar Florjan Muka ka qëlluar me thikë 20- vjeçarin Grei Bihuci dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit ka ndërhyrë shoku i tij i cili e shoqëronte. Burimet nga spitali bëjnë me dije se 20- vjeçari ka hyrë në sallën e kirurgjisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën .

Mësohet se sherri ka nisur për shkak të ngacmimeve në rrjetet sociale, ndërkohë mësohet se 20- vjeçari që ka ndërruar jetë, pasdite punonte kamarier në një prej lokaleve në afërsi të qendrës së qytetit dhe njihej si djalë i mirë dhe i sjellshëm.

Sipas dëshmitarëve konflikti mund të ketë nisur poshtë urës Gjanica në Bulevardin Jakov Xoxa dhe në përpjekje për të shpëtuar 20-vjecari ka ecur disa metra i plagosur derisa ka përfunduar i shtrirë në mes të rrugës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje.

1710163051_greibihuci.jpg

 

Viktima Grei Bihuci

Ora 22:03
U vra me thikë, 19 vjeçari ish-futbollist me moshat e Apolonisë! Trajneri bën dedikimin prekës: S'do e shohim më buzëqeshjen që na dhuroje çdo ditë

1710191273_greibihuci.jpg

I riu Grei Bihuci që u vra sot me thikë në Fier pas një sherri me një tjetër adoleshent, kishte qenë më parë edhe futbollist me moshat e reja të klubit të Apolonisë.

Ish-trajneri i tij Blendi Vashaku ka bërë një dedikim prekës për 19 vjeçarin duke kujtuar edhe stërvitjet që kishin pasur tek Apolonia ku i riu luante si portier. 

“Grei qofsh banor i xhenetit!

‘Presor e bëra gabim, a ta përsëris edhe njëherë?

Përsërite Grei

Këto ishin fjalët që më ngelën në kujtimet e mia kur u stërvisnim bashkë tek Apolonia, djalë i mrekullueshëm rrezatonte vetëm mirësi dhe dashuri. Buzëqeshja që na dhuroje çdo ditë dhe sot nuk do e shikojmë më, na dhemb, e lus Zotin të të bëjë banor të xhenetit”- shkruan ish-trajneri i të ndjerit.

Ora 20:04
Shkollë paradite, punë pasdite! 20-vjeçari i vrarë në Fier një djalë 'model', prekin shokët e klasës me mesazhin!

1710184202_petrosota.JPG

Shkolla profesionale ‘Petro Sota’ ka reaguar për vrasjen e nxënësit 20-vjeçar Grei Bihuci nga një adoleshent pas një sherri në rrjetet sociale. Në shkrimin e publikuar në faqen zyrtare të shkollës, viktima përshkruhet si djal shembullor dhe i etur për dije.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se bangave të shkollës sonë, shokëve, mësuesëve, prindërve dhe dy motrave, do ju mungojë Grei Bihuci, ky djalë i dashur, shembullor, i zgjuar dhe i papërtuar për të marrë dije. Dhimbja dhe lotët janë të pashtershëm për ty Grrei.

I shprehim ngushëllime të përzemërta familjarëve të Greit! Qofsh i paharruar në zemrat tona!”- thuhet në reagim.

 

Ora 14:50
FOTO/ Kush është Grei Bihuci, 19-vjeçari që u vra pas një sherri me thika në Fier

1710163051_greibihuci.jpg

Report Tv ka siguruar foton e të riut Grei Bihucit, 19-vjeçarit që humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta. Ai u godit me thikë në qendër të Fierit nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia. 

19-vjeçari, Grei Bihuci ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Ndërsa pasditeve, punonte kamerier në një bar-pasticeri në Bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi.

Ora 13:21
Hajduti ‘përfiton’ nga vrasja në Fier, tenton të vjedhë çantën e një gruaje

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Fier, ku një 19 -vjeçar ka mbetur i vdekur nga plagët e marra thike pas një sherri mes të rinjsh në qendër të Fierit.

Paralel me ngjarjen e rëndë, një hajdut vetëm pak metra më larg ka tentuar t’i vjedhë çantën një gruaje.

Mirëpo, ai menjëherë ka rënë në prangat e policisë.

Ora 13:01
U vra sot me thikë, 19-vjeçari, ishte nxënës i shkollës ‘Petro Sota’, pasdite punonte kamarier

 

Grei Bihuci, 19-vjeçari që u vra sot me thikë ngë një 18-vjeçar në qendër të Fierit ishte nxënës në shkollën profesionale ‘Petro Sota’, në degën TIK.

19-vjeçari kishte bërë 2 orë mësim dhe kishte ikur nga shkolla. I riu punonte pasdite si kamerier në një pastiçeri.

Ndërkohë në pranga ka rënë edhe Florjan Muka.

Ora 12:46
I riu u vra pas sherrit me thika në Fier, nxënës me çanta në shpinë shkojnë tek vendi i krimit

Disa nxënës shkolle me çanta në shpinë janë para pranë vendit të ngjarjes ku ndodhi vrasja e një 19-vjeçari me thikë nga një 18-vjeçar pas një konflikti të çastit në qendër të Fierit.

Viktima Grei Bihuci ishte nxënës i shkollës profesionale ‘Petro Sota’, ndërsa mbasdite punonte si kamarier.

Ende nuk dihen shkaqet se pse ka ndodhur ngjarja.

Ora 12:27
Vrasja në Fier, kush është i riu që ndërroi jetë dhe autori 18-vjeçar (EMRAT)

1710156312_Screenshot4.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qendër të Fierit.

Burime bëjnë me dije se Florjan Muka 18-vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), Grei Bihucin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. 

Ora 12:11
Vrasja me thikë e 18-vjeçarit në qendër të Fierit, Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes

 

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vrarë një 18-vjeçar në qendër të Fierit.

Sipas burimeve për Report Tv, katër të rinj janë përfshirë në një konflikt në një lokal e më pas sherri ka degraduar në qendër të Fierit, ku është goditur një 18-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka arrestuar ne flagrance autorin.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 12/03/2024 10:01

    Qoftë banor Xhenetit iku shumë i ri!

    Përgjigju
  • Vlora: 12/03/2024 01:12

    Po përse e vrave ore qofsh banor i Xhehenemit përgjithmonë.

    Përgjigju
  • Turi: 11/03/2024 13:41

    Duhen marre masa shume te rrepta dhe njekohesisht dihet te kryhen kontrolle neper shkolla sepse te gjithe adoleshentet jane me arme te ftohta me vete . Ashpersoni ligjet dhe dua ti shoh pastaj keta trimat nese do dalin me thika apo jo , nese nuk meren masa te rrepta vendi jone do te shuhet shume shpejt , ngushellime familjes humbje shume e madhe

    Përgjigju
    • Beni: 11/03/2024 17:50

      Ore po cfare masa te rrepta duhen marre neper shkolla kur krimi eshte kryer jasht shkolles? Tani meqë jemi ne si popull gjak nxehte, dhe vritemi per iç gje sta ka fajin xhaxhi polici apo xhaxhi shteti e xhaxhi qeveria. Nuk edukohet kollaj shqiptari historikisht.

  • Ops: 11/03/2024 13:23

    Brez i degjeneruar, familje te shthurura , shoqeri e kalbur koke e kembe

    Përgjigju
  • sako: 11/03/2024 13:09

    dhe thone pse i largoni femijet nga shqiperia, largojini sa me pare se neser do jete vone, nuk ka siguri per jeten. Mallkuar ne femijet e tyre ata qe e bene kete popull te largohet,

    Përgjigju
    • Rkskakd: 11/03/2024 14:45

      Te vrihet prap sic u vran ata ne itali pardie

    • Me e sakte: 11/03/2024 14:37

      Më e sakte esht jo pse i largojn femijet por ku jan femijet e politikaneve qe thon "ky vend do behet". Njeri ne angli tjetri ne greqi tjetri ne austri kta te tre qe di un, po ti futesh ne sitë 140 deputet te shikojm sa i kan femijet ketu. O se harova edhe ai ne holland por thon do behet do behet se demek tani e kan seriozisht se me para benin shaka...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?