Foto ilustruese

Kronikë

Fier/ Njëri theu arrestin shtëpiak dhe tjetri dhunoi dhe kanosi me thikë gruan, në pranga 2 të rinjtë! (EMRAT)

23 Gusht, 09:40| Përditesimi: 23 Gusht, 09:42

  • Share

Fier- Një 28-vjeçar u rikthye në qeli pasi u kap duke qarkulluar lirshëm në rrugë, edhe pse ishte me masë sigurie “arrest shtëpie” nga Gjykata e Fierit, kurse një 33-vjeçar u prangos pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten dhe e ka kërcënuar me një thikë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier konfirmuan të dy arrestimet e kryera në pak orë, duke bërë me dije se për rastin e parë ra në pranga Renato Hatija dhe për të dytin Sefer Kavaja.

“Specialistët e Komisariatit arrestuan në flagrancë R. H., 28 vjeç, banues në Strum, pasi është konstatuar jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie "arrest në shtëpi" dhe S. K., 33 vjeç, banues në Çermë-Sektor, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij si edhe e ka kanosur atë me mjet prerës”, njoftoi policia vendore.

Gjithashtu u referuan materialet për procedim në gjendje të lirë edhe për J. B., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas 64 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?