Fier- Katër zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Bashkisë Fier, mes të cilëve ish-nënkryetarja Adela Hysenaj, do të qëndrojnë në të njëjtat masa paraprake që kishte dhënë Gjykata, duke i konfirmuar ditën e sotme.
Zyrtarët akuzohen se nuk arkëtuan mbi 400 mijë euro nga taksat e parkingut publik që administron bashkia, duke shpërdoruar detyrën në disa raste dhe favorizuar persona të caktuar.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, nën drejtimin e gjyqtares Aurora Tusha, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për marrjen në pyetje të katër personave nën hetim për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.
Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ku ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për marrjen në pyetje të katër personave nën hetim për vepra penale që lidhen me shpërdorimin e funksioneve publike.
Adela Hysenaj dhe Vasil Çeku, ky i fundit drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, do të vijojnë të mbahen në “arrest shtëpie”, ndërsa Anisa Cjapi dhe Martin Dodi janë pezulluar nga ushtrimi i detyrës publike dhe kanë masën detyrim paraqitjeje.
Gjykata ka revokuar masën “ndalim për të dalë jashtë shtetit” për Dodin, ndërkohë që Çekut i është hequr pezullimi nga detyra, por mbetet në “arrest shtëpie”.
Vendimi u shpall sot dhe mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit brenda 5 ditësh. Personat janë nën hetim për shkelje të detyrës në ushtrimin e funksioneve publike dhe ndërhyrje të paligjshme në vendimmarrje zyrtare.
Në parkimin publik, nëntokësor, në qendër të Fierit, qytetarët paguajnë faturën nga 50 deri në 500 lek, sipas kohës së qendrimit, por paratë nuk shkojnë ne buxhetin e bashkise. Prokuroria e Fierit, pas një hetimi disamujor zbuloi se 4 zyrtarë shpërdoruan detyrën, duke shkaktuar një dëm financiar prej 422 mijë eurosh.
Në krye të aferës, dyshohet se qendron 34-vjecarja Adela Hysenaj. Ajo ka mbajtur postin e drejtores së Taksave dhe Urbanistikës dhe më herët nënkryetare e bashkisë së Fierit.
Hysenaj u la në “arrest shtëpie” në akuzat për shpërdorim detyre dhe ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë. Me të njëjtën masë sigurie u përball dhe Vasil Ceku, 41 vjeç, drejtor rajonal i Tatimeve si dhe u pezulla nga detyra.
Sipas Prokurorisë, Adela Hysenaj, në 5 episode ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek vartësja e saj Anisa Cjapi, me qëllim që kjo e fundit të lëshonte vërtetime për pagesën e detyrimeve dhe përllogaritje të taksave e tarifave vendore nën vlerën e përcaktuar nga keshilli bashkiak. Gjithashtu, Hysenaj nuk ka marrë masa për vendosjen e pajisjes fiskale në parkimet publike.
Për Anisa Cjapin, 38-vjece, gjykata vendosi masen ‘pezullim nga detyra’. Po e njejta mase u caktua per Martin Dodin, 57 vjeç, sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Fierit, teksa përballet me akuzën ‘e ndikimit të paligjshëm te vartesit’.
Prokuroria e thotë qartë se 4 zyrtarët kane kryer manipulime në vlerësimet fiskale e tarifore duke ulur në mënyrë të pajustifikuar taksat për disa subjekte private.
Sipas Prokurorisë së Fierit, Adela Hysenaj, si Drejtoreshë e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave, sipas prokurorisë ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek Drejtoresha e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Fier, me qëllim që kjo e fundit të lëshonte vërtetime për pagesën e detyrimeve dhe përllogaritje të taksave e tarifave vendore nën vlerën e përcaktuar. Ajo shfrytëzoi postin në 5 episode.
Komente

Ja dhe femrat qe i kishte merak Edi po na dalin me hajdute se burrat.kan sindromen e silikonit dhe duan te duken si vajza showbizi.
PërgjigjuTe pakten e paskan doren e lehte... Jo te rende SI meshkujt... Gjera te vogla as 500.000 euro nuk arrikan... Qenkan standard I ulet per hajduteri me uniforme shteti. Nejse asgje ska per te ndodhur.
Kèto lloj femrash qè Edi Rama na i sugjeron pèr alternativè mè efikase se burrat hajdutè, janè edhe mè tè pèshtira se Vokshi e Topalli, Kokalari dhe Kokèdhia tè anès tjetèr. Shumè "i pafat" ky i biri i Kristaqit. Çi kap dora, del hajdut,,,,ama vetè èshtè QELIBAR,,,,nuk di tè prekè me dorèn e tij asgjè qè nuk i takon. Vetèm kèto qè zgjedh ai dhe na thotè qè janè "europianè",,,i dalin hajdutè tè dorès sè parè, xhepista autobuzèsh dhe tigra nè arrati. Imagjinonè atè Ali Babanè me 40 hajdutèt nè shpellè,,,,,gjithè ditèn ai i shkreti u thoshte MOS VIDHNI,,,por ata nuk dègjonin.