Fier/ Nxënësit romë nuk braktisin shkollën: Mësueset na edukojnë, transportin e kemi falas

13 Shtator 2023, 16:27| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 16:32

  • Share

Integrimi i fëmijëve të komunitetit rom mbetet sfida e sistemit arsimor. Këtu jemi në shkollën 9-vjeçare ‘100 vjetori i pavarësisë’ në fshatin Zhupan të Fierit ku shumë prej nxënësve i përkasin komunitetit rom.

“Unë jam Xhoeli dhe jam i lumtur në shkollë. Jam në klasë të dytë’.

Mësuese Laureta Lilo punon në këtë shkollë prej 25 vjetësh na tregon insistimin e stafit të shkollës që nxënësit rom të mos e braktisin shkollën duku u siguruar transport madje edhe duke shkuar për ti marrë nga shtëpia në shkollë.

“Mësuese prej 25 vitesh. Këtu ka shumë fëmijë rom. Nga viti i kaluar që kemi pasur 70 fëmijë rom, sivjet kemi 60. Një pjesë mungon se janë jashtë shtetit. Kemi bashkëpunuar dhe me kryeplak fshati dhe kemi bërë të mundur regjistrimin e të gjithë fëmijëve në shkollë. Transporti mundësohet nga 10 vjet. Vijnë me fugon. Në çdo klasë ka fëmijë rom. Janë të shpërndarë. Ka dhe fëmijë që vijnë, largohen, por bëjmë kthimin e tyre në shkollë”, tha mësuesja.

Në ndihmë të stafit është edhe Maria Elena vullnetare e cila shoqëron nxënësit nga shkolla në shtëpie dhe anasjelltas.

‘Jam Maria Elena dhe jam 22 vjeç. Është dita e parë që është në shkollë dhe në Shqipëri ndodhet prej 2 muajsh. Merret me fëmijët, kryesisht për fëmijët rom, brenda dhe jashtë shkollës. Për ti ndihmuar. Bën shoqërimin e tyre në mëngjes nga qendra e banimit dhe pastaj po e njëjta gjë edhe pas shkolle që fëmijët të jenë të sigurt”.

Por mbi të gjitha nxënësi i klasës së 7 Niko tregon se ata respektohen në klasë dhe në shkollë.

‘Unë jam Niko, klasë e 7. Në këtë shkollë kam që në klasë të parë. Këtu kam dhe shokët e lagjes time. Mësueset na edukojnë dhe na mbajnë shumë mirë. Ne vijmë me fugon. Kemi transportin falas. Na e siguron shkolla. Ne më të rriturit i ndihmojmë më të vegjlit. Nuk i lëmë të zihen”, tregoi Niko.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?