Fier/ Ofronin viza elektronike të falsifikuara për të huajt kundrejt pagesës, procedohen penalisht 3 persona

6 Nëntor, 12:24| Përditesimi: 6 Nëntor, 12:36

  • Share

Tre persona, mes tyre një grua janë proceduar penalisht nga policia e Fierit, pasi nëpërmjet mashtrimit i ofronin viza elektronike të falsifikuara kundrejt pagesës personave të huaj.

Sipas policisë, nisi procedimi penal për I. D., 43 vjeç, banues në Patos, V. Z., 21 vjeç, banues në Ballsh, dhe Xh. Sh.(Gj)., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit I. D., 43 vjeç, banues në Patos, V. Z., 21 vjeç, banues në Ballsh, dhe Xh. Sh.(Gj)., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi kanë përfituar shuma parash nga shtetas të huaj, nëpërmjet mashtrimit, duke iu ofruar viza elektronike të falsifikuara', njoftoi sot policia. 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?