Kronikë

Organizonin baste sportive, 2 të arrestuar në Fier! Nis hetimi për nënë e bir, pronarë të lokalit (VIDEO)

19 Janar, 10:20| Përditesimi: 19 Janar, 10:45

  • Share

FIER- Policia e Fierit ka arrestuar 2 persona dhe për 2 të tjerë ka nisur hetimi, pasi organizonin baste sportive në ambientet e një lokali. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokal, policia ka sekuestruar 3 aparate celulare në të cilët u gjetën faqe të basteve sportive me shuma të konsiderueshme në lekë dhe euro dhe biseda për vendosjen e llotove sportive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Fier, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Game over 2".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan Lorenc Bako, 31 vjeç dhe Aglen Mustafaj, 23 vjeç, banues në Fier. Ndërkohë nisi hetimi për nënë e bir, pronarë të lokalit ku vendoseshin bastet. 

‘Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë,  shtetasit e arrestuar u kapën në flagrancë, në lokalin në pronësi të shtetases M. M. dhe djalit të saj A. M., në lagjen "11 Janari", Fier, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?