Report Tv ka bërë një vëzhgim në qytetin e Fierit, se si respektohet masat anticovid të vendosur nga qeveria për të ruajtur shëndetin dhe parandaluar përhapjen e infeksionit dhe ajo që u vu re është se asnjë qytetar nuk respekton distancë, nuk mban maska dhe nuk shmang kontaktin fizik.
Mungesa e masave më e theksuar vihet re te të moshuarit që janë dhe shtresa më e rrezikuar nga virusi.
Ata kanë dalë në grumbuj në parqe e lulishte, pa maska dhe distancë sociale për të luajtur domino apo edhe biseduar mes tyre duke harruar ekzistencën e virusit.
Pensionistët duke luajtur domino në Fier
Lajmi kryesor:
Shqiptarët injorojnë COVID-19, pa maska dhe të grumbulluar, të moshuarit luajnë domino (VIDEO)
//ReportTv.al