Foto ilustruese nga Institucioni Financiar 'Iute credit'

Fier/ Përdorte të dhënat e ish-klientëve sikur merrnin kredi, por lekët i përfitonte vetë! Arrestohet ish- punonjësja e 'Iute Credit'! Skema e mashtrimit

14 Dhjetor 2020, 13:54| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 14:27

  • Share

FIER- Një skemë mashtrimi me kreditë në një institucion financiar në Fier është zbardhur nga ana e organit hetimor, duke çuar në pranga përgjegjësen kryesore. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se bëhet fjalë për institucionin financiar “Iute Credit" ku është arrestuar ish- punonjësja Paula Buzi.

Po si funksiononte kjo skemë? Buzi përdorte të dhënat e qytetarëve që kishin qenë më herët klientë të 'Iute Credit' pa dijeninë e tyre, falsifikonte dokumentet sikur ato kanë marrë kredi, por paratë nuk u kanë shkuar atyre, por në xhepat e saj. Një gjë e tillë është kryer plot 17 herë nga ana e Buzit, prej së cilës ka përfituar plot 9.3 mln lekë. Hetimi nisi pas denoncimeve të mbërritura nga ana e qytetarëve të cilët kanë kallëzuar se në emër të tyre janë përfituar kredi pranë shoqërisë “Iute Credit Albania Sh.A” Dega Fier, për të cilat nuk kanë aplikuar dhe nuk i kanë përfituar personalisht.

Nisur nga kjo, Prokuroria i bashkoi kallëzimet në një të vetme dhe nga hetimet e kryera rezultoi se pas kësaj qëndronte Paula Buzi. Burime zyrtare i thanë Report Tv se janë kryer mbi 35 akte ekspertimi grafik shkrimi dhe nënshkrimi lidhur me verifikimin e të gjitha rasteve të kallëzuara. Në përfundim rezultoi se dokumentet nuk ishin nënshkruar nga personat në emër të të cilëve rezultojnë të nënshkruara, por janë falsifikuar nga Paula Buzi. 

Ndaj saj rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale “Mashtrimit në kredi” parashikuar nga neni 146 i K.Penal, e kryer 17 herë, dhe “Falsifikimit të dokumenteve” të parashikuar nga neni 186/3 i K.Penal.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bobi: 14/12/2020 17:49

    I gjithe institucioni financiar “Jute Credit” është mashtrim financiar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?