Kronikë

Fier/ Përfshihen nga zjarri disa kodra me ullinj në fshatin Cipllak, kryeplaku: Dëmi i madh për fermerët e zonës, do kërkojmë dëmshpërblim

23 Shtator 2021, 17:20| Përditesimi: 23 Shtator 2021, 22:24

  • Share

Një zjarr ka përfshirë disa kodra me ullishte në fshatin Cipllak të Libofshës në Fier. Siç shihet nga pamjet zjarri ka përfshirë dhe po djeg disa rrënjë ullinj ndërkohë që era favorizon përhapjen e flakëve. Sakaq djegia mbetjeve pas korrjes së grurit po rrezikon që të përfshihen nga flakët dy godina, në pamje të parë të pa banuara në afërsi të fshatit Topojë në Fier. Zjarri vijon të përparojë me shpejtësi për shkak edhe të erës që fryn në këtë zonë.

Kryeplaku i fshatit Cipllak, Zabit Shkreli tha se flakët kanë bërë një dëm të madh për banorët dhe fermerët e zonë ku janë djegur me mijëra rrënjë ulliri, më të cilat mbahen shumë familje të fshatit. Ai tha se do të kërkojë dëmshpërblim për banorët e prekur nga zjarri.

“Era e favorizoi zjarrin. Erdhi vetëm një zjarrfikëse. Më shumë është ndihmuar nga fshati. Janë djegur me mijëra rrënjë ullinj, gjysma e fshati është preku nga zjarri. Do kërkojmë dëmshpërblim. Toka e djegur është e mbledhur nga fermerët e fshati”, tha kryeplaku.

Policia e Fierit sakaq, ka prangosur autorin e zjarrvënies në fshatin Rreth-Libofshë. Shtetasi Bani Mishtaku, në fshatin Rreth-Libofshë, dyshohet se duke djegur me zjarr disa ferra dhe barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur qindra rrënjë ullinj të disa banorëve, një sipërfaqe shumë e madhe me shkurre e pemë frutore si dhe janë rrezikuar banesat e këtij fshati.

 

Ora 21:54
Po digjte ferrat, flakët i dalin jashtë kontrollit dhe dogjën qindra rrënjë me ullinj, arrestohet një person për zjarrvënie në Fier

Policia e Fierit ka prangosur autorin e zjarrvënies në fshatin Rreth-Libofshë, Fier pasditen e sotme, ku u dogjën qindra rrënjë ullinj

Shtetasi Bani Mishtaku, në fshatin Rreth-Libofshë, dyshohet se duke djegur me zjarr disa ferra dhe barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur qindra rrënjë ullinj të disa banorëve, një sipërfaqe shumë e madhe me shkurre e pemë frutore si dhe janë rrezikuar banesat e këtij fshati.

Mishtaku, banues në Fier, u arrestua për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.

'Shërbimet e Policisë së Rendit dhe Forca e Posaçme "Shqiponjat",  me marrjen e njoftimit për zjarrin e rënë në tokat bujqësore dhe në disa sipërfaqe me ullinj të banorëve të fshatit Rreth-Libofshë, menjëherë kanë shkuar në ndihmë të banorëve të zonës duke punuar me mjete rrethanore për të bërë të mundur neutralizmin e flakëve që si pasojë e erës së fortë u përhapën me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe, pasi në shumë drejtime zjarrfikësja nuk futej dot për shkak të terrenit të vështirë.

Ndërkohë në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe falë veprimeve të shpejta të kryera nga strukturat hetimore të DVP Fier u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e policisë i autorit të dyshuar. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi B.M, në fshatin Rreth-Libofshë, dyshohet se duke djegur me zjarr disa ferra dhe barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur qindra rrënjë ullinj të disa banorëve,  një sipërfaqe shunë e madhe me shkurre e pemë frutore si dhe janë rrezikuar banesat e këtij fshati.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., banues në Fier, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.'- njofton policia.

Ora 19:51
Zjarr në fshatin Borizanë të Fushë-Krujës, flakët përparojnë me shpejtësi rreth 100 m larg fabrikës së çimentos

Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në kodrat e fshatit Borizanë në afërsi të fabrikës së çimentos Titan.

Zjarri është rreth 100 metra larg rrethimit të fabrikës dhe vijon që të përparojë, duke djegur pisha, shkoze e shkurre të ndryshme.

Dy mjete zjarrfikëse të repartit të Krujës, janë në vend, por terreni i thyer dhe mungesa e rrugës e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve.

Sipërfaqja e djegur deri tani është mbi 5 hektare dhe zjarri avancon i favorizuar edhe nga era e cila sot nuk ka pushuar.

Ora 19:31
Zjarr i qëllimshëm në fshatin Trevllazër në Vlorë, forcat zjarrfikëse tentojnë të shuajnë me shkurre flakët masive

Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Trevllazër të Vlorës dhe dyshohet se është i qëllimshëm. Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe po tentojnë të shuajnë flakët.

Siç shihet nga pamja, punonjësit e zjarrfikëses rrezikojnë jetën ndërkohë që tentojnë të shuajnë flakët masive me një shkurre në dorë! Bimësia e dendur dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve.

Ora 11:54
Zjarrvënie e qëllimshme në Derven në Fushë-Krujë, në distancë dëgjohen shpërthime! Digjen 20 hektarë tokë, shuhen pas disa orësh flakët

FUSHË-KRUJË- 20 hektarë toke janë djegur deri më tani dhe 10 shtëpi u rrezikuan nga një zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Derven të Fushë-Krujës.

Sipas gazetarit Jualin Shota, zjarri ka djegur deri një sipërfaqe të madhe toke me shkurre, ferra, dushk dhe pemë frutore është i qëllimshëm. Sipas banorëve të zonës, nga vatrat e zjarrit, dëgjohen edhe shpërthime, të cilat dyshohet se të jenë bomba ose municione.

Përveç dy zjarrfikësve që janë mobilizuar për shuarjen e disa vatrave të zjarrit, punës i “janë futur” edhe banorët e zonës me kova ujë dhe mjete rrethanore. Pranë zjarrit, siç duket edhe nga pamjet e siguruara, ka edhe disa shtylla elektrike, duke shtuar rrezikun e zjarrit. Vetëm pas disa orësh flakët në fshatin Derven janë shuar.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?