Fier/ Shuhet zjarri masiv në kodrat me Ullishte në Peshtan të Vogël

29 Qershor, 16:30| Përditesimi: 29 Qershor, 18:20

  • Share

Me ngritjen e temperaturave, stina e verës po shoqërohet edhe me vatra zjarresh. I fundit u regjistrua sot në mesditë, në Peshtan të Vogël në Fier.

Pas disa orësh është bërë i mundur shuarja e zjarrit masiv që përfshiu kodrat me ullishte.

Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë, duke dalë jashtë kontrollit, teksa kanë përfshinë një sipërfaqe prej 5 hektarësh.

"Për vendosjen nën kontroll dhe shuarjen e flakëve në terren u angazhuan forca dhe mjete të shumta zjarrëfikës", shkruan ministri Balla në rrjetet sociale.

Kjo zonë përfshihet pothuajse cdo verë nga zjarret masive, për shuarjen e të cilave është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri.Ndërkohë zjarri i sotëm fatmirësisht ndodhet larg zonës së banuar.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?