Kronikë

Fier/ Përfshihet nga flakët një servis, tymi mbulon zonën, forcat zjarrfikëse në vendngjarje

17 Gusht, 19:43| Përditesimi: 17 Gusht, 19:59

  • Share

Pjesa e pasme e një servisi automjetesh ështe përshirë nga flakët pranë vendit të quajtur “Kthesa e Patosit”.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete zjarrfikëse të cilat po bëjnë të mundur neutralizimin e flakëve si dhe policia së bashku me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

Ndërkohë, që e gjithë zona është mbuluar nga tymi, dëmet materiale janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimi Trump-Putin do të sjellë paqen në Ukrainë?