Kronikë

Fier/ Përplasen 4 mjete me njëra-tjetrën, dy persona të plagosur (VIDEO)

29 Maj, 18:49| Përditesimi: 29 Maj, 20:08

  • Share

Fier-Një aksident i katërfishtë ka ndodhur në Fier, ku 4 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa dy persona janë plagosur

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40, në lagjen "8 Shkurti", në Fier, ku automjetet janë përfshirë në një përplasje të fortë.

Dy personat që kanë mbetur të plagosur janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

'Fier/ Rreth orës 18:40, në lagjen "8 Shkurti", automjeti me drejtues shtetasin F. G., 21 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. B., 38 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu janë përfshirë në këtë aksident edhe automjeti me drejtuese shtetasen M. H., si edhe një automjet i parkuar. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi F. G, shtetasi M. B., të cilët pasi morën mjekim u larguan nga spitali, si dhe pasagjeri, shtetasi I. B., 68 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën', njoftoi sot policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?