Fier- Policia e Fierit ka arrestuar pak orë pas aksidentit me tre të plagosur të ndodhur rreth mesnatës së djeshme në fshatin Fermë-Çlirim, drejtuesin e makinës që përplasi mjetin bujqësor frezë me rimorkio.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor njoftuan sot se arrestuan në flagrancë Arif Bllaca, 28 vjeç, banues në Fier.
“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Fermë Çlirim, automjeti që drejtonte është përplasur me një mjet pune (frezë me rimorkio) me drejtues shtetasin G. Ç., 50 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit G. Ç., dhe A. Ç., 66 vjeç, e një 14-vjeçar, të cilët ndodheshin në rimorkion e frezës. G. Ç. dhe A. Ç. ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, bëri me dije policia vendore.
Report Tv siguroi edhe pamjet dramatike nga aksidenti i ndodhur dhe pasojat e tij, teksa hetimet po i vijon Prokuroria vendore, për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat.
Komente
