Fier/ Piktori Gazmend Leka çel ekspozitën ‘Kaloi një grua’: Linjë ekologjike e shpirtit

16 Mars 2023, 17:33| Përditesimi: 16 Mars 2023, 17:40

  • Share

15 piktura në vaj mes tyre dhe vizatime u përmblodhën në një ekspozitë personale, të titulluar “Kaloi një grua” të piktorit Gazmend Leka në Galerinë e Artit në Fier.

Me kryefjalë nudon, dedikuar figurës së gruas në shoqëri, piktori shprehet se arti në thelbin e tij përballë publikut duhet të jetë provokativ dhe të ndjekë një linje ekologjike shpirtërore.

‘Artisti bën punën e vet dhe si jep askujt llogari  është provokativ. Unë ndjek  një linjë ekologjike t shpirtit tim. Unë nuk kam bërë ekspozitë komplet ku personazhi kryesor është nudo. Por në fakt nuk kisha qellim që të bëja nudon. Unë doja të jepja një tjetër sinjal. Një lloj sinjali për ato femra që kanë filluar të harrohen. Sepse sot njerëzit me tepër shohin femrat e pasarelave, femrat, njerëzit çmenden n televizor mbas modeleve top modelet. Unë do sillja at gjë e cila gjithmonë kanë qen venusi primitive’- thot Gazmend Leka.

Krijimtarinë e tij mbas 7 ekspozitash, e konsideron një pasuri që e përmbush gjithmonë shpitërisht në artin e punës së tij.

E ndërtuar në 15 tablo në vaj e 13 vizatime  ekspozita “Kaloi një grua” e piktorit Gazmend Leka do të qëndrojë e hapur për dy javë për publikun në Galerinë e Artit në Fier

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?