Foto ilustruese

Kronikë

Fier/ Plagosje me armë zjarri te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit

5 Janar, 21:54| Përditesimi: 5 Janar, 22:14

  • Share

FIER - Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në qytetin e Fierit, në zonën ‘Kryqëzimi i Zogut të Zi’.

Policia ka arritur të identifikojë autorin e ngjarjes, shtetasin M.B., nga Cakrani, i cili në rrethana të paqarta ka qëlluar me armë ndaj 40-vjeçarit G.H., banues në Fier.

Ndërkohë vijon ndjekja dhe puna për kapjen e autorit të plagosjes. 40-vjeçari i plagosur u transportua në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier rreth orës 21:00, kanë marrë njoftim se në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Zogut të Zi", një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin M. B., banues në Cakran dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shtetasi M. B. në rrethana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. H., 40 vjeç, banues në Fier.

40-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.', njofton policia.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?