Kronikë

Fier/ Po mblidhte kanaçe, makina përplas për vdekje një grua në afërsi të fshatit ‘Portëz’! Drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

24 Shtator 2022, 07:23| Përditesimi: 24 Shtator 2022, 08:26

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në aksin rrugor Fier-Patos. Mësohet se një grua rreth 50-vjeçe ishte duke mbledhur kanace kur u përplas nga një automjet.

Më pas trupi i saj ka përfunduar në asfaltin e rrugës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Portëz.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit i cili është larguar nga vendngjarja.

/KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?