Kronikë

Aksion te zyrat e ‘Bankers’ në Fier, në pranga CEO kinez dhe ish-drejtori Çobo! 14 urdhër-arreste, 10 ekzekutohen, 4 në kërkim! Dyshohet për evazion fiskal e pastrim parash (VIDEO)

2 Korrik, 15:24| Përditesimi: 2 Korrik, 22:53

  • Share

FIER-  Kur forcat e policisë të shoqëruar dhe nga njësi të zyrës tatimore u shfaqën në dyert e kompanisë Bankers Petroleum në Fier, ata hasën në rezistencë. Dyert e selisë qëndrore qëndronin të mbyllura, dhe është dashur përdorimi i forcës për të hyrë në mjediset e brendshme.

Në pranga është vënë numri 1 i kompanisë, Hongping Xiao. Ai drejton prej disa vitesh, aktivitetin e Bankers Petroleum. Drejtuesë të tjerë të niveleve të larta po ashtu janë arrestuar. Në total bëhet fjalë për 10 persona ndaj të cilëve gjykata kishte firmosur urdhërat e arrestit, mes të cilëve 4 në arrest shtëpie. Ndërkohë, 4 të tjerë, të gjithë kinezë, të emëruar nga kompania mëmë, janë shpallur në kërkim.

Bie në sy arrestimi po ashtu dhe i ish-drejtorit, Leonidha Çobo. Një fakt ky që tregon se hetimet mund të jenë shtrirë edhe përpara vitit 2016, kur Çobo la drejtimin e Bankers, asokohe nën drejtimin e kanadezëve të cilët po finalizonin transaksionet e shitjes për kalimin e pronësisë te kompania kineze. 

Ndërsa nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar, mësohet se dyshimet e prokurorisë së Fierit, e cila ka zhvilluar hetimet, janë për evazion fiskal dhe pastrim parash. “Bankers” dyshohet se ka akumuluar një borxh të konsiderueshëm ndaj shtetit shqiptar. Ajo është gjobitur më herët nga Autoriteti i Konkurrencës.

Policia dhe prokurorët kanë qënduar gjatë në mjediset e kompanisë ku kanë sekuestruar dhe serverat e saj. 

Kompania Bankers, ka qenë shpesh në përplasje me autoritetet fiskale për mos shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit shqiptar. Ndërsa me dhjetëra shoqëri shqiptare janë ankuar se për një kohë të gjatë nuk janë paguar nga Bankers, për shërbimet që I kanë ofruar kësaj kompanie.

Bankers po ashtu ka qenë në mënyrë të përsëritur në qendër të kritikave për mosrespektimin e paramtrave mjedisor, apo për përdorimn e teknikave jo të përshtatshme në shfrytëzimin e nëntokës shqiptare. 

Burimi i Patos Marinzës është më i madhi në Shqipëri. Sic edhe kompania vetë reklamon, ajo ka arritur të nxjerrë deri në 20 mijë fuçi në ditë, përpara rënies së çmimeve të naftës.

Bankers Petroleum hyri në tregun shqiptar në vitin 2004, pas firmosjes së një marrëveshjeje me autoritetet shqiptare për shfrytëzimin e burimit më të madh naftëmbajtës në bend, atë të Patos Marinzës. 

Në vitin 2015, kompania kanadeze e listuar në bursë, nxori në shitje aksionet e saj. I gjithë transakaioni u finalizua në vitin 2016. Blerësi i kompanisë për një vlerë prej 407 milionë dollarësh, ishte kinezja GeoJade Petroleum Corporation, e njohur si një nga kompanitë më të mëdha të eksplorimit dhe prodhimit të naftës në Kinë, e listuar në Bursën e Shangait, me një vlerë kapitalizimi të tregut më të madhe se 3.6 miliardë dollarë kanadezë.

Ora 20:10
Aksioni te ‘Bankers’ në Fier, bllokohen serverat! Prej 1 viti kompania s’ka paguar dhjetëra kontraktorë

 

1751479923_fier.jpg

Report Tv ka zbuluar detaje të reja lidhur me aksionin në zyrat e ‘Bankers’ në Fier. Sipas informacioneve, autoritetet shqiptare kanë bllokuar serverat e kompanisë së nxjerrjes së naftës, ndërsa hetimi është shtrirë përgjatë aktivitetit të saj në 2 vitet e fundit, 2023-2025.

Burime për gazetaren Marsela Topi bëjnë me dije se dhjetëra kontraktorë se janë ankuar se prej një viti nuk janë paguar për punët e kryera.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 03/07/2025 08:02

    Ky Leonidha ka marre ca fonde qe kishin destinacion ndihme per fermeret. Edhe ca fonde nga qeveria per energjine e rinovueshme.

    Përgjigju
  • five company: 02/07/2025 22:12

    Post Scriptum: Ne nuk duhet te cuditemi qe mbase edhe Bankers zhvillojne me ane te CIT nue platforme te tyre dixhitale dhe keshtu krijojme edhe nhe monedhe tjeter dixhitale. Si ta quajme??! Qen, mace, dhi, dele, Lite, Pite, Pie, Spie, Sausage....COIN! FINALLY

    Përgjigju
  • Kinezi nga fieri: 02/07/2025 21:27

    Loni i fut pllemben trampit ne usa e jo me langot e kesaj qeverie kur shikon edi rama lonin iken me vrap trim mbi trimat loni ..leri policat I than sot aman o loni hajt te japim nje kafe dhe ik ..

    Përgjigju
  • Parrucjani: 02/07/2025 19:11

    Asgjë ska për të ndryshuar. Do ikin këta dhe do vijnë të tjerë. Kjo vizita e dhëndërushit Trump, ndoshta ka ndikuar. Të shohim kush do e menaxhoj në të ardhmen.

    Përgjigju
  • E.HOXHA: 02/07/2025 18:14

    NAFTA ESHYE PRONE E POPULLIT SHQIPTAR..I GJITHE POPULLI SI NJE TRUP I VETEM TE NGRIHET DHE TI PERZERE ME DRU E ME HUNJ...KINEZ..MUT E CFARE ESHTE ATY NE PATOS....DHE KOMPLET PUSET ATJE SA JANE 1000-2000 TE VIHEN NE KONTROLL TOTAL TE SHTETIT.....

    Përgjigju
  • Lala: 02/07/2025 18:12

    Te raportosh humbje 10 vjet rresht esht indicie per dallavere.

    Përgjigju
  • Miku: 02/07/2025 16:53

    Keta kane bere deme ne zone me pompimin e ujit ne thellesi. Dihej me kohe qe bejne edhe zarare kontabel. Po te shkosh ta arrestosh.... e pastaj humbim ne GJEDNJ.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?