Foto ilustruese

Kronikë

Fier/ Përplasi një 63-vjeçar në Divjakë, nën hetim drejtuesi i mjetit

4 Shkurt 2023, 14:55| Përditesimi: 4 Shkurt 2023, 15:02

  • Share

Policia e Divjakës po procedon në gjendje të lirë një 31 vjeçar pasi ditën e djeshme ka përplasur një 63-vjeçar i cili po drejtonte biçikletë . 31-vjeçari, banues në Lushnjë po procedohet në gjendje të lirë dhe fatmirësisht 63-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.  

Njoftimi i Policë:

Divjakë/Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Xh., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në Zharrnec, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me drejtues shtetasin T. S., 63 vjeç, dhe për pasojë, 63-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
 

F.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?