Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e Spitalit Memorialit në Fier.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes “dhe një “Toyota', ku si pasojë e përplasjes, njëra prej makinave ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.
Dy persona kanë mbetur të plagosur, dhe janë dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal në Fier.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Komento
Komente
