Foto ilustruese

Kronikë

Fier/ Qëlloi me pushkë në ajër gjatë natës, arrestohet 51- vjeçari

25 Shtator 2019, 13:55| Përditesimi: 25 Shtator 2019, 13:58

  • Share

FIER- Arrestohet një 51-vjeçar, pasi qëlloi me pushkë në ajër, pranë magazinës së tij gjatë natës së djeshme.

Policia ka marrë një telefonatë nga banorët që kanë dëgjuar të shtënat e armës dhe kanë arrestuar personin A.B. banues në Fier.

Ata sekuestruan pushkën dhe 3 krehëra me fishekë.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?