Kronikë

Fier/ Qendra shëndetësore mes lagështirës e mykut, banorët: E amortizuar prej kohësh, askush nuk vë dorë

14 Qershor 2018, 22:09| Përditesimi: 14 Qershor 2018, 22:17

  • Share

Qendra shëndetësore e fshatit Kreshman në Fier është jashtë çdo kushti higjieno-sanitare. Lagështira dhe myku ka kapluar çdo cep të objektit, ku banorët e zonës marrin ndihmë shëndetësore.

Kanë qenë banorët e Kreshmanit që këtë shqetësim e ka ngritur tek Report Tv, ku sipas tyre në shumë raste në qendrën shëndetësore nuk ka staf mjekësor.

Edhe pse e rrënuar dhe pa asnjë kusht banorët sërish thonë se u duhet të ecin me kilometra për të shkuar në qendra të tjera shëndetësore, pasi në të shumtën e rasteve ajo është mbyllur.

Banorët thonë se gjendja e ambulancës së tyre është prej vitesh e amortizuar, por deri tani nuk është marrë asnjë masë për të përmirësuar kushtet e saj.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?