Kronikë

Fier/ Rreziku nga gjarpërinjtë, mjeku: Fermerët e bujqit të kenë kujdes nga pickimet, helmi i tyre vdekjeprurës

12 Qershor 2018, 22:05| Përditesimi: 12 Qershor 2018, 22:16

  • Share

Rritja e temperaturave ka sjellë me vete edhe rrezikun e pickimeve nga zvarranikët dhe insektet në qarkun e Fierit. Janë mbi 12 raste, të cilat janë paraqitur në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore sa i përket pickimeve nga insektet dhe zvarranikët.

Maji dhe qershori ka shënuar numrin më të lartë të pickuarve, rastet më të mëdha janë nga pickimi i nepërkës, ku numri i tyre arrin deri në 7 persona, të cilët janë kryesisht nga zona e Cakranit në Fier.

Ka edhe raste të pickimit të akrepit dhe të merimangës, ku persona kanë paraqitur probleme shëndetësore. Mjeku intoksikolog, Lulëzim Banushaj ka shpjeguar se në këtë periudhe helmi i zvarranikëve dhe insekteve është shumë i koncentruar dhe viktimat e tyre janë të rrezikuar nga helmi vdekjeprurës.

Mjeku Banushaj i bën thirrje fermerëve dhe personave që punojnë në toka bujqësore të kenë kujdes pasi kjo periudhë është mjaftë e rrezikshme sa i përket pickimet nga zvarranikët.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?