Ndryshe nga sa ndodh në zonat e tjera të vendit ku interesi i të rinjëve për të studiuar në degët e bujqësisë është i pakët, në shkollën buqësore ‘Rakip Kryeziu’ në Fier situata paraqitet ndryshe
Sipas drejtorit të kësaj shkolle Alket Merdanaj, janë 200 nxënës që ndjekin mësimin aty dhe krahasuar me vitin e kaluar ka një rritje me 33 për qind.
Për report Tv Merdanaj përveç infrastrukturës dhe përmirësimit të kapaciteteve të shkollës, kanë qenë vetë prindërit i kanë nxitur fëmijët e tyre të profilizohen në degët e kësaj shkolle, ku interes të shtuar ka veterinaria.
“Përmirësimi i kushteve infrastrukturore në shkollë, përmirësimi i kapaciteteve të bazës prodhuese, e cila është në ndërtim e sipër ka bërë që të rritet numëri i nxënësve. Një tjetër arsye ka qenë njësimi i prindërve për të drejtuar fëmijët e tyre drejt arsimit professional, i cili natyrisht i jep mundësi më të shtuar në jetën profesionale”,- tha ai.
Të rinjtë që ndjekin mësimin në këtë shkollë të mesme bujqëore, nuk janë vetëm nga fieri, por vijnë nga zona të ndryshme të vendit
“Gjeografia e nxënësve tanë është e shpërndarë në disa qarje. Ne kemi nxënës nga qarqet si; Fierë, Berat, Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, etj, që vijnë në shkollën tonë. Kjo është mundësuar edhe për shkak të konviktit që shkolla disponon, ku ka kushte të shkëlqyera. Konviktit i është kushtuar një rikonstruksion i plotë në të gjithë kapacitetin e vetë”,- shtoi Merdanaj.
Por çfarë thonë vetë nxënësit që kanë zgjedhur të ndjekin mësimin në këtë shkollë?
“Jam nxënës i vitit të katër në veterinari. E kam zgjedhur këtë degë, sepse e kam pasur dhunti që nga babi. Mbas mbarimit të shkollës së mesme kam menduar nis edhe shkollën e lartë, degët që janë veterinari",- u shpreh një nxënës.
“Unë jam nga Vlora. Kam zgjedhur degën e veterinarisë për shkak se më pëlqen të merrem me kafshët. Dua që pas mbarimit të shkollës së mesme, pse jo të vazhdoj edhe të lartën, të kem një biznesin tim këtu në Shqipëri mos të largohem”,- tha një tjetër.
Degët e bujqësisë janë konsideruar si degë prioritare nga qeveria, ku studentët që zgjedhin të studiojë një nga këto programe përfitojnë bursën prej 40 mijë lekësh në muaj.