FIER - Policia ka sekuestruar pasuri me vlerë prej 1.5 mln euro, të cilat dyshohet se se rrjedhin nga veprimtari kriminale.
Pas një hetimi prej disa muajsh, autoritetet ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për vendosjen e sekuestros preventive ndaj Rudina H. (Zenaj).
Mësohet se kjo e fundit është ish-bashkëshortja e Shaban Zenajt, i dënuar nga drejtësia italiane me 14 vite burg për trafikun e lëndëve narkotike.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive ku vlera totale e pasurive të sekuestruara në Vlorë dhe Pogradec shkon rreth 1.5 mln euro, konkretisht:
- Një bar restorant në Skelë, Vlorë;
- Një apartament në Vlorë;
- Një apartament në Pogradec;
- Një automjet tip "Benz".
Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal, ndaj Shaban Zenaj, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".
Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij personi dhe të tjerë të lidhur me të.
Gjithashtu disa muaj më parë, Shaban Zenaj ka qenë nën shënjestrën e OFL-së e cila u dërgoi për të plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë.
Bar restoranti i sekuestruar në Skelë të Vlorës
Ky është restoranti i Rudina H. (Zenaj) në Vlorë e cila është vendosur nën sekuestro preventive nga policia.
Ajo është sekuestruar pasi dyshohet se burimi i të ardhurave vjen nga veprimtari kriminale.
Komente

Bar Britania ka 20 vite ne Vlore. Ka fituar me mijra euro ne prone publike ne toke te "zanun".Tani qe ato lokale aty do prishen per tu bere lulishtja,i viet sekuestro?! Tallni menderen me njerzit.
PërgjigjuPo Fatmir Kajollit kur i vjen ora.Po Ben Qimes kur i vje ora.Po Kuceve e maceve kur u bje ora.
Përgjigju