350 rrënjë fidanë lënde narkotike janë sekuestruar në Fier, ndërsa është vënë në pranga poseduesi i tyre.
Gjatë kontrolleve për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe falë informacioneve të marra në rrugë operative nga qytetarët, kanë bërë të mundur që në fshatin Buzmadh të parandalojnë dhe të godasin një tentativë të kultivimit të bimëve narkotike. Policia sekuestroi rreth 350 fidanë narkotikë dhe arrestoi në flagrancë i autorit G. Y., 31 vjeç, banues në Buzmadh, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".