Kronikë

Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari

11 Janar, 21:56| Përditesimi: 11 Janar, 22:23

  • Share

FIER - Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë me thikë gjatë një konflikti të çastit në lagjen 8 Shkurti, rreth orës 08:00. Adoleshenti ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij raportohet e stabilizuar, teksa është në sallën e kirurgjisë së spitalit rajonal të Fierit. 

Siç bëhet me dije nga gazetarja Marela Topi, 16-vjeçari po shëtiste qenin në lagjen '8 Shkurti' ku u sulmua me thikë. I pyetur nga policia lidhur me plagosjen me thikë, nuk ka dhënë ndonjë detaj, por vetëm se nuk pa se kush e qëlloi.

'Rreth orës 20:00, në lagjen "8 Shkurti", Fier, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar në këmbë me mjet prerës një shtetas 16 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.', njofton policia.

Grupi hetimor është ngritur dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar. Hetimet janë në vijim.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?