Shenjat e dhunës ndaj 10- vjeçarit

Kronikë

Fier/ Sherr mes të rinjsh, 17- vjeçarja ndërhyn për t'i ndarë, godet me sende të forta një të mitur

5 Shtator, 21:25| Përditesimi: 5 Shtator, 22:00

  • Share

Fier-Një 17- vjeçare është vënë nën hetim nga policia, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një 10- vjeçari në Ballsh.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Fierit bëhet e ditur se shkak i dhunës dyshohen motivet e dobëta, ndërsa e ka goditur me sende të forta të miturin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 3 shtatorit në lagjen ‘5 Shkurti’ ku 17- vjeçarja ka ndërhyrë për të shuar një konflikt mes 10- vjeçarit dhe vëllait të saj, por në përpjekje për ti ndarë ka ushtruar dhunë duke e kapur për fyti dhe duke i shkaktuar lëndime në kokë pas goditjes me sende të forta.

10 vjeçari është dërguar në spital për kontroll, ndërsa ndaj 17 vjeçares ka nisur hetimi dhe materialet në ngarkim të saj i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të rrethit gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sendë të fortë një shtetas 10 vjeç', njoftoi policia.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?