Foto ilustruese

Fier/ Shiste doza kanabisi në qytet, në pranga 24-vjeçari (EMRI)

24 Tetor, 14:36| Përditesimi: 24 Tetor, 14:38

  • Share

Fier- Një 24-vjeçar është vendosur në pranga në Fier pasi shiste doza kanabisi në zona të ndryshme të qytetit. I riu është identifikuar si Blerim Voca.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë blutë sekuestruan dhjetëra doza të lëndës narkotike gati për shitje.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar Dozat. 

“Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, gjatë operacionit policor të koduar “Dozat”, kanë kapur në flagrancë dhe kanë vënë në pranga shtetasin B. V., 24 vjeç, banues në Fier.  

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?