Dozat e kanabisit, celularët dhe paratë e sekuestruara

Kronikë

Fier/ Shiste kanabis në doza, pranga 25-vjeçarit (EMRI)

27 Shtator, 12:08| Përditesimi: 27 Shtator, 12:17

  • Share

Fier- Një 25-vjeçar i cili merrej me shitjen e kanabisit në doza ka rënë në prangat e policisë së Fierit.

Gjatë kontrollit fizik blutë i gjetën dhe sekuestruan Marjus Beqirit 45 doza të tilla.

Efektivët gjithashtu sekuestruan si provë materiale me 1 automjet, 1 motomjet, 2 celularë dhe shuma parash

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, pas një hetimi disajavor, me metoda speciale, në koordinim me Prokurorinë e Fierit, finalizoi operacionin policor “Shëtitësi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. B., 25 vjeç, banues në Fier.

Gjatë periudhës hetimore u provua se ky shtetas ishte i përfshirë në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa, në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit.

Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjetën 45 doza Cannabisi, të cilat iu sekuestruan bashkë me 1 automjet, 1 motomjet, 2 celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?