Fier/ Shiste kanabis në doza të vogla, arrestohet 41-vjeçari në flagrancë, vihet nën hetim klienti i tij (VIDEO)

18 Qershor 2020, 09:43| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 10:20

  • Share

FIER-Arrestohet në flagrancë një 41-vjeçar pasi shiste kanabis në doza të vogla. Atij iu gjetën në banesë 865 gramë kanabis e ndarë në 114 doza të vogla.

Operacioni antidrogë i koduar "Paketimi" është realizuar në bazë të të dhënave nga banorët, ku u arrestua K. C., banues në Lushnjë. Arrestimi ndodhi në lagjen "Kadri Qystri" në Lushnjë, ku 41-vjeçari do t'i shiste lëndën narkotike të bërë gati në doza, personit me iniciale T. Dh.

Në lidhje me ngjarjen u vu nën hetim T. Dh., 53 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se do të blinte lëndën narkotike. Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një peshore elektronike që shërbente për të bërë gati në doza të vogla lëndën narkotike, një aparat celular dhe një sasi parash.

Sipas policisë, ,materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Nxitja për përdorimin e drogës.

1592466268_fier.jpg

Foto nga kanabisi, paratë e telefoni i sekuestruar

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?