Foto ilustruese

Fier/ Shiste kokainë dhe kanabis në doza, arrestohet 20-vjeçari

20 Qershor, 10:30
  • Share

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili u kap në flagrancë  duke shitur lëndë narkotike, në doza.

Policia njofton se ka arrestuar 20-vjeçarin R.H, banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas lëvizte me lëndë narkotike në qytet, me qëllimin për ta shitur, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-R. H., 20 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?