Kronikë

Fier/ Shiste kokainë në doza në Divjakë, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari

25 Janar, 14:23| Përditesimi: 25 Janar, 14:36

  • Share

FIER-Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi siguronte kokainë dhe cannabis dhe i ndante në doza në banesë për t’i shitur në qytetin e Divjakës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, finalizuan operacionin policor të koduar “Kontaktet”, ku në pranga u vendos Lulzim Hoxha, 27 vjeç, banues në fshatin Bishtçukas.

Policia ka sekuestruar qese me kokainë e cannabis në formë boçeje, dhjetra doza kokainë e cannabisi gati për shitje, pajisje për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, 6 celularë dhe 1 automjet.

‘Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 142 gramë Kokainë, 205 gramë Cannabis Sativa, dhjetra doza kokainë e kanabis, pajisje për përgatitjen e lëndëve narkotike në doza për shitje, shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, 6 celularë dhe 1 automjet’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 25/01/2025 15:18

    Po me miellin e gjermanit nuk luhet e re Luli si e re dhe Divjaka perdorka miell o mortja qe nuk I ha fshataret nuk kane breke ne bythe dhe duan petulla o mortje o mortje ai vend ka mbaruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?