Aksident mbrëmë në Rroskovec

Kronikë

Fier/ Shkaktuan aksidentin mbrëmë në Roskovec, ku humbi jetën çobani 79-vjeçar, arrestohen dy të rinjtë (EMRAT)

18 Shkurt, 09:56| Përditesimi: 18 Shkurt, 10:01

  • Share

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë dy të rinj nga Roskoveci, Qerim Malka dhe Luis Malka, të dy 24 vjeç, pas një aksidenti të rëndë në fshatin Suk 1, mbrëmjen e djeshme. Ata përplasën me automjetet e tyre 31 bagëti të imëta dhe dy çobanë.

'Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e mbrëmshëm, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit Q. M., 24 vjeç dhe L. M., 24 vjeç, të dy banues në Roskovec, pasi me automjetet që drejtonin, kanë përplasur 31 bagëti të imëta që lëviznin në fshatin Suk 1, Roskovec, si dhe 2 çobanët që ruanin bagëtitë, shtetasit F. G., 79 vjeç dhe K. H., 32 vjeç. Si pasojë, ka humbur jetën 79-vjeçari, si dhe është dëmtuar shtetasi K. H., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.', njofton policia.

Si pasojë e aksidentit, një prej çobanëve, Festim Gllava, 79 vjeç, humbi jetën, ndërsa K. H., 32 vjeç, mbeti i plagosur dhe po trajtohet në spital. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?