Pamje nga aksidenti i ndodhur ditën e djeshme

Kronikë

Fier/ Shkaktuan aksidentin me 1 viktimë, arrestohen dy shoferët! 30-vjeçarja ndodhet në spital

17 Shtator, 11:28| Përditesimi: 17 Shtator, 11:31

  • Share

Pas aksidentit të ndodhur ditën e djeshme me pasojë vdekjen e 1 personi, Policia e Fierit njofton arrestimin e dy shoferëve të automjeteve të përfshirë në aksident.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e djeshme tek kryqëzimi i Vajkanit ku një automjet me drejtues 42-vjeçarin J. M., u përplas me automjetin me drejtues 30-vjeçaren L. M. Viktimë e aksidentit ka mbetur pasagjerja që po udhëtonte me 30-vjeçaren, Marjana Kovaçi 60 vjeç.

Dy shoferët e arrestuar akuzohen për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor". Sakaq, shoferja 30-vjeçare vijon të mbahen nën kujdesin mjekësor për shkak të plagëve të marra ndërsa ndodhet jashtë rreziku për jetën.

“Në vijim të informacionit për aksidentin e djeshëm, te kryqëzimi i Vajkanit, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. M., 42 vjeç, banues në Londër, me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç, humbi jetën pasagjerja në automjetin e fundit, shtetasja M. K., 53 vjeçe, banuese në Laç, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të 2 drejtuesve të automjeteve, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor". 30-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq 2 pasagjerët e tjerë të dëmtuar morën asistencë mjekësore dhe u larguan në banesa”, njofton policia.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?