Kronikë
Top 24

Fier, shkrumbohen nga zjarri 70 ton kafe në një magazinë, dëmi 400 mijë euro

2 Shtator 2018, 17:17| Përditesimi: 2 Shtator 2018, 18:20

  • Share

FIER - Digjet një magazinë ku piqej dhe amballazhohej kafe në Fier. Magazina e kompanisë "Oscar & Geno" është djegur plotësisht, duke shkrumbuar rreth 70 ton kafe e cila ndodhej e paketuar në ambientet e brendshme gati për t'u tregtuar. Zjarri ka shkaktuar një dëm prej rreth 400 mijë euro. 

Shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Ka qenë një pirun i cili po karikonte bateritë shkaktar për nxitjen e zjarrit. Mbërritja e shërbimit zjarrfikës në vendin e ngjarjes, bëri të mundur nxjerrjen e gjashtë bombolave të gazit nga ambientet e magazinës, të cilat përdoreshin për pjekjen e kafesë. 

Në datën 02.09.2018, rreth orës 15:30, në lagjen “16 Prilli”, në magazinën me kafe në pronësi të shtetasit H.O ka rënë zjarr. 

Në vendngjarje u dërguan shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrëfikës të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në magazinë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 03/09/2018 07:34

    Me ate qe une shikoj ne foto duken ne rregull makinerite.Ku eshte zjarri?Vetem pak tym qe del nga qepenat.Po malli ku eshte i djegur?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?