Fier- Finalizohet operacioni policor i koduar “Pritja”, arrestohet 28-vjeçari i dyshuar për shitje droge.
Policia e Fierit bëri sot me dije (11 mars) se ka prangosur Nikolin Maka, banues në fshatin Këmishtaj.
“Si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Prokuroria e Fierit, në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Fierit, kundër narkotikëve, është finalizuar operacioni “Pritja”. Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi N. M., 28 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Gazetarja e Report TV, Marsela Topi, informon se nga kontrollet fizike dhe në banesë, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis sativa, e ndarë në 50 doza, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Komente
