Fier- Një incident është shënuar sot në lagjen "Konferenca e Pezës" në qytetin e Fierit.
Shpërthimi i një bombole gazi në një banesë për pak ka shkaktuar një tragjedi.
Sipas njoftimit të uniformave blu bëhet me dije se ka mbetur i plagosur pronari i shtëpisë.
Por bombola ka shpërthyer për herë të dytë në momentin që në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse.
“Rreth orës 11:20, në lagjen "Konferenca e Pezës", në banesën e shtetasit E. H., ka shpërthyer një bombël gazi ku për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital për mjekim pronari i banesës.
Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë dhe forcave zjarrfikëse, bombula ka pasur një shpërthim të dytë dhe për pasojë janë dëmtuar 2 punonjës të policisë, shtetasi Xh. P. dhe I. K., si edhe një punonjës i zjarrfikëses, shtetasi Sh. K., të cilët po marin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komente
