Fier-Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “1 Maji” në Fier. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Burimet për Report Tv bëjnë me dije se ndërtesa ku shpërtheu bombula shërbente edhe si pikë e vogël tregtimi gazi, ndërsa pronari i saj dhe një person tjetër janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmẽn mjekësore.
Ngjarja ka alarmuar edhe fqinjë, të cilët i kanë ardhur në ndihmë familjes me mjete rrethanore.
'Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, në lagjen "1 Maji", Fier, në një banesë, dyshohet se aksidentalisht ka marrë zjarr një bombul gazi. Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit Edmond Toska, 63 vjeç dhe Aurel Ramazani, 41- vjeç, të dy banues në Fier, të cilët ndodhen në spital, për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën', njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Komente
