Kronikë

Fier/ Shpërthen në flakë kabina elektrike në hyrje të pallatit, shkak dyshohet mbingarkesa në rrjet (VIDEO)

3 Shkurt, 19:44| Përditesimi: 3 Shkurt, 20:05

  • Share

Fier- Një kabinë elektrike u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme (3 Shkurt), në hyrjen e një pallati në qytetin e Fierit. 

Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari”, duke alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit.

Gazetarja e Report TV, Marsela Topi, informon se ndërhyrja e këtyre të fundit ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga pamjet e siguruara dallohen qartë flakët e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara, teksa zjarrfikësit ndërhyjnë me shpejtësi për shuarjen e tyre.

Ndërkohë, dyshimet e para në lidhje me këtë janë për shkak të mbingarkesës në rrjet, por hetimet për ngjarjen janë ende aktive.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?