Pikë karburanti në Fier e gjobitur nga tatimorët

Kronikë

Fier, Tatimorët e grupet e Task-Forcë vijojnë kontrollet, gjobiten 4 pika karburanti

11 Maj 2018, 21:25| Përditesimi: 11 Maj 2018, 22:06

  • Share

Inspektorët e Task-Forcë nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve si dhe hetimi tatimor, kanë zbarkuar në Fier, ku në fokus te kontrolleve të befasishme kanë qenë pikat e karburantit në Fier, Patos, Roskovec dhe Ballsh.

Kontrollet në pikat e karburanteve nga njësia task- forcë e drejtorisë së përgjithshme të tatimeve dhe hetimi tatimor, janë zhvilluar në 23 pikat e karburanteve në rrethet Fier e Mallakastër .

Burime informacioni bëjnë të ditur se kontrollet e hetimit tatimor dhe antikorrupsionit, kanë evidentuar parregullsi te dokumentacionit tatimor dhe në kasat fiskale, në 4 pika karburanti për të cilët,  janë lëshuar procesverbalet dhe penalizimi me gjoba për shkeljet e konstatuara

Janë kontrolluar imtësisht te gjitha pistoletat e karburanteve nëse kanë qenë të lidhura me aparaturat e qarkullimit dhe monitorimit të xhiros, si dhe kasa fiskale. Po ashtu është kontrolluar dhe administruar i gjithë dokumentacioni tatimor. Kontrollet do të vazhdojnë në gjithë jugun.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • One: 12/05/2018 00:44

    Po me keto task forcat te kepusni damarin ju. Nuk behen me task forca keto pune. Kjo eshte shfaqje si shume te tjera. Ketij vendi i duhet fryme perendimore dhe mendesi e re por shumica e popullesise akoma nuk eshte gati per kete hap te madh. Fatekeqesi per pjesen tjeter qe i duhet te duroj dhe vuaj nga injoranca e shumices.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    17 vite nga masakra e Gërdecit, a do ketë drejtësi?