Fier/ Të dehur në timon, me shpejtësi dhe pa rrip sigurimi, arrestohen 10 shoferë! 1,231 gjoba në javën që lamë pas

25 Janar 2022, 10:20| Përditesimi: 25 Janar 2022, 10:31

  • Share

Policia e Fierit, në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e shoferëve që shkelin rregullat ka arrestuar në javën që lamë pas 10 persona.

Mësohet se ‘Rrugorja’ ka pezulluar 5 leje drejtimi ndërsa në total janë vendosur 1,231 masa administrative.

Sakaq, 5 gjoba janë vendosur për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit ndërsa 267 për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Njoftimi i Policisë
Drejtojnë mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, arrestohen në flagrancë 10 shtetas. Policia Rrugore e Fierit ka shtuar masat në të gjitha rrugët urbane dhe dytësore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 10 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, janë pezulluar 5 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Janë vendosur 1231 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

-5 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;

-267 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-47 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

-89 masa për përdorimin e aparatit celular;

-301 masa për parakalime të gabuara;

-7 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;

-198 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

-8 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

-314 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor të cilat janë burim aksidenti.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?