Kronikë

Fier/ Tentohet të vidhet arka e Kishës së Shën Nikollës! At Dhimitër Lloshi: Ata që kryejnë vandalizma të tilla, përgjigjen do e marrin nga Perëndia! (VIDEO)

30 Korrik, 15:18| Përditesimi: 30 Korrik, 16:03

  • Share

Fier- Kisha e Shën Nikollës në Vajkan të Fierit është tentuar të vidhet ditën e djeshme nga persona ende të paidentifikuar.

Rasti është konstatuar nga kujdestari i këtij obiekti kulti, i cili ka njoftuar Policinë e Fierit, e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sipas përfaqësuesit të Metropolisë së Apollonisë dhe Fierit pranë kishës së Shën Gjergjit, At Dhimitër Lloshi, ditën e djeshme është tentuar të vidhet arka e kishës , por autorët nuk kanë mundur ta hapin.

“Jemi lajmëruar ditën e djeshme nga kishtari se kishin hyrë në kishë për të vjedhur. Nuk ishin lëvizur asnjë nga sendet e kishës, por ishte tentuar të hapej arka dhe të vidheshin vlera monetare. U krye procedura nga Policia e Shtetit dhe presim përgjigje zyrtare. Është bërë me dije se ka qenë një grup i vogël 2-3 persona që kanë hyrë në kishë. Ndoshta sipas veprimeve nga specialistët e policisë, mendohet se janë të mitur, mosha të reja”, tha ai.

Po sipas tij, nga hetimet e para hetimore dyshohet se mund të kenë qenë një grup të miturish, pasi nuk kanë tentuar të vjedhin ikona, sende të tjera me vlerë, apo të thyejnë me forcë arkën.

“Kohët e fundit nuk kanë ndodhur, 2-3 vitet e fundit, kjo është vjedhja e dytë, ka ndodhur edhe në Daullas te kisha, ku është bërë tentativë në të njëjtën mënyrë, ku nuk është marrë gjë nga arka se nuk u hap, por as sendet e tjera nuk janë marrë”. 

Ai ka theksuar gjithashtu se gjatë dy viteve të fundit, tentativat për vjedhje në objektet e kultit kanë synuar arkat e kishave, ndërsa më parë fokusoheshin te këmbanat, ikonat, ungjijtë dhe sendet e tjera me vlerë.

“Kohët e fundit synojnë vlera monetare, pasi më parë tentonin enët e shenjta, ikona, kambana. Janë veprime të ulëta. Perëndia i fal, por do ishte mirë të mos ndodhnin. Ata që kryejnë vandalizma të tilla, përgjigjen do e marrin nga Perëndia”.

Përballë kësaj situate, At Dhimitër Lloshi dënon me forcë akte të tilla në objektet e kultit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?