Foto ilustruese

Fier/ Tentuan të grabisnin banesën por u pikasën nga pronari, arrestohet një nga autorët e dyshuar

11 Shkurt 2021, 20:27| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 20:59

  • Share

FIER - Një ditë pas tentativës për të grabitur banesën e Arben Çepeles në Roskovec, policia ka identifikuar dhe arrestuar një prej autorëve të dyshuar.

Në pranga ka rënë Elis Bushi, 26 vjeç banues në Vlorë i cili rezulton se është dënuar më parë për veprat penale plagosje dhe vjedhje me dhunë.

Si rezultat i rrethimit në një perimetër të gjerë të zonës dhe kontrollit përgjatë natës dhe paradites së sotme, efektivët e policisë kapën 26-vjeçarin me automjetin tip "Nisan".

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një kapuç, maskë, një fenelinë dhe një radio si ajo e policisë, tre aparate celularë, një trapan, pesë copë fishekë arme gjahu, veshjet të dyshura të përdorura në kohën e ngjarjes.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një armë gjahu, shtatë fishekë arme gjahu, një thikë metalike, tre radio si ato të policisë.

Ngjarja nodhi mbrëmjen e djeshme në Roskovec të Fierit. Disa persona u futën në brenda banesës së një 65-vjeçari, por u pikasën nga pronari, Arben Çepele.

Gjatë tentativës për t’u larguar, autorët kanë qëlluar me armë zjarri drejt kushëririt të 65-vjeçarit duke plagosur 40-vjeçarin i cili mban të njëjtin emerë, Arben Çepele.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?