Policia e Fierit

Fier/ Theu masën e arrestit shtëpiak dhe u kap në rrugë, riarrestohet 19-vjeçarja e akuzuar për prostitucion! Në Roskovec, e mitura plagoset me thikë nga vëllai

27 Gusht, 12:48| Përditesimi: 27 Gusht, 12:52

  • Share

Fier- Kishte thyer masën e sigurisë me arrest shtëpiak, kapet teksa qarkullonte në rrugë adoleshentja e akuzuar për prostitucion.

Komisariati i Policisë Fier njoftoi sot (27 Gusht) se arrestoi 19-vjeçaren me inicialet A. D., banuese në këtë qytet, duke ia rënduar edhe pozitën juridike.

“E dyshuara u kap në lëvizje, në cenim të masës së sigurisë "arrest në shtëpi" të dhënë nga Gjykata dhe e caktuar për krime në fushën e prostitucionit”, thuhet në njoftimin zyrtar, por pa detajuar dinamikën e ngjarjes.

Pritet që gjykata të vlerësojë përveç veprës penale të shkeljes së masës, edhe rëndimin e pozitës juridike, me rikthim të mundshëm në qeli të të dyshuarës.

Po kështu, Stacioni i Policisë Roskovec shpalli në kërkim të riun me inicialet M. R., 19 vjeç, banues në fshatin Marinëz, pasi dyshohet se ka dëmtuar në dorë, me mjet prerës (thikë), motrën e tij 16 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në familje, por policia u tregua e rezervuar për detajet e agresionit dhe shkaqet. Ndaj të dyshuarit në kërkim u ngrit akuza e “plagosjes me dashje” dhe “dhunës në familje”.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?