Foto ilustruese

Fier, tre prokurore femra pjesë e “Forca e Ligjit”, hetim korrupsionit dhe krimit

27 Prill 2018, 09:41| Përditesimi: 27 Prill 2018, 09:51

  • Share

Tre femra është vendosur të jenë pjesë e strukturës “Forca e Ligjit” pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, të cilat do të përballen në vazhdimësi me krimin e organizuar, korrupsionin dhe veprat e tjera të rënda penale. 

Nga pesë kandidatë, përfundimisht është vendosur që tre prokuroret të cilat do të duhet të kërkojnë arrestimin e zyrtarëve të korruptuar në rrethin e Fierit janë; Suela Beluli, Ervisa Hyka dhe Englantina Shehu.

Nga burime pranë organit qendror të akuzës është mësuar se puna e tyre do të përqëndrohet në pastrimin e parave, korrupsionin, shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët shtetërore, trafiqet e paligjshme dhe ndaj krimit të organizuar. 

Tre prokuroret femra të "Forcës së Ligjit" në Fier:

Suela Beluli

Ervisa Hyka

Englantina Shehu

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?